Fermeret kërkojnë zgjidhje sistematike për pushimin e paguar të lehonisë

Më 12 dhjetor 2022 u mbajt konferenca për shtyp në të cilën GLA Agro Lider, Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni dhe Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi kërkuan zgjidhje sistematike për pushimin e paguar të lehonisë për gratë-fermere. U dërgua kërkesë deri te Kuvendi i RMV, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sigurim shëndetësor.

Dragana Drndarevska nga Koalicioni “Margjinat” dhe përfaqësuese e Rrjetit për mbrojtje nga diskriminimi tha se pas kësaj kërkese qëndrojnë mbi 70 shoqata, rrjete dhe aleanca, një pjesë e madhe e të cilave janë organizata që veprojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të drejtave të gruas rurale. “Fermeret nuk kanë të drejtë për pushim të paguar të lehonisë apo pushim mjekësor. Kjo politikë johumane ndikon në mënyrë disproporcionale në jetën dhe shëndetin e grave rurale, veçanërisht duke pasur parasysh se ky grup punëtoresh është i goditur nga varfëria, ka pak akses në shëndetësi, arsim dhe shërbime sociale, jeton në zona rurale ku normat e patriarkatit janë akoma më të forta, me çka barrën e kujdesit për shtëpinë, fëmijët dhe të moshuarit e mban gruaja duke bërë njëkohësisht punë të rënda bujqësore për të mbajtur veten dhe familjen.ѐ Nga njëra anë, këto punëtore janë thelbësore, ato e prodhojnë ushqimin që e hamë, e nga ana tjetër, shoqëria jonë nuk u siguron atyre të drejtat kryesore sociale dhe të të drejtat e punëtorit, si pushimi i lehonisë, pushimi vjetor dhe pushimi mjekësor. Dispozita kushtetuese sipas së cilës shteti e mbron në mënyrë specifike mëmësinë dhe fëmijët nuk vlen për gratë rurale, ndaj mundësia për të mos punuar dhe për t'iu përkushtuar kujdesit për të porsalindurin bëhet privilegj dhe jo e drejtë”.

Nga njëra anë, këto punëtore janë thelbësore, ato e prodhojnë ushqimin që e hamë, e nga ana tjetër, shoqëria jonë nuk u siguron atyre të drejtat kryesore sociale dhe të të drejtat e punëtorit, si pushimi i lehonisë, pushimi vjetor dhe pushimi mjekësor. Dispozita kushtetuese sipas së cilës shteti e mbron në mënyrë specifike mëmësinë dhe fëmijët nuk vlen për gratë rurale, ndaj mundësia për të mos punuar dhe për t'iu përkushtuar kujdesit për të porsalindurin bëhet privilegj dhe jo e drejtë”.

 “Fakti që nuk kanë të drejtën e pushimit me pagesë të lehonisë do të thotë se nuk mund të ndërpresin punën pas lindjes dhe t'i përkushtohen kujdesit për të sapolindurit, sepse do të humbasin të ardhurat e tyre tashmë të vogla dhe të pasigurta nga aktiviteti bujqësor. Kjo gjendje ndikon negativisht në shëndetin e nënave dhe fëmijëve nga zonat rurale dhe rezulton me aborte të padëshiruara, rritje të rrezikut të shtatzënisë patologjike, ndërprerje të parakohshme të ushqyerjes me gji dhe pamundësi për të ofruar kujdes adekuat për të sapolindurit, gjë që çon në çrregullime të shëndetit mendor dhe fizik”, deklaroi Marina Tosheska nga GLV Agro Lider.

Shoqatat kanë përgatitur Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, në të cilin kërkohen ndryshime në disa nene. Jovana Jovanovska-Kanurkova nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut shtoi se:  „Бараме измени со кои основицата за пресметка и “Ne kërkojmë ndryshime me të cilat baza e llogaritjes dhe shuma e kompensimit nuk do të jetë më e ulët se paga minimale për vitin paraprak, gjegjësisht 18.000 denarë, dhe pushimi i lehonisë do të zgjasë 9 ose 15 muaj si për pjesën tjetër të punëtorëve.Ne besojmë se kjo është shuma më e vogël e pranueshme sepse me mjetet nga pushimi i lehonisë fermeret duhet të kenë mundësi të mbajnë veten dhe familjet e tyre. Standardet ndërkombëtare imponojnë gjithashtu një shumë dinjitoze si obligime që Republika e Maqedonisë së Veriut i ka marrë përsipër”.  

Tosheska shpjegoi se zgjidhja e propozuar nuk ka implikime të mëdha financiare. “Nëse udhëhiqemi nga numri i përgjithshëm i grave fermere individuale të regjistruara, që është 1075 gra, kostoja maksimale financiare, nëse 1/4 e këtyre grave mund të mbeten shtatzënë dhe të lindin brenda një viti, sipas modelit të propozuar, është 58.104.000 denarë, dhe nëse përpunohet skenari i numrit real të përdoruesve sipas numrit të të drejtave të dhëna për 1.000 persona të siguruar, sipas vlerës më të lartë të këtij treguesi në vitin 2021, atëherë implikimet financiare do të arrinin në 10.368.000 denarë”.

Organizatat qytetare sqaruan se përkundër kërkesave të tyre për shkak të mungesës së vullnetit politik për zgjidhje sistematike, Ministria e Bujqësisë planifikon ta zgjidhë problemin përmes një programi që do të shpërndajë fonde për gratë fermere. Sipas tyre, kjo është një zgjidhje e papranueshme sepse është e papërshtatshme dhe në praktikë nuk do të çojë në gëzimin real të të drejtës për pushim të paguar të lehonisë. “Programi miratohet çdo vit, ndonjë ministër do ta sjellë, një tjetër jo, mund të mos parashihen mjete të mjaftueshme për të gjithë, mund të mos realizohet, mund të ketë vonesa në pagesë si dhe me subvencionet. Programet janë më të ndjeshme ndaj ndikimit politik dhe vullnetit të ministrit përkatës. Prandaj, Ministria e Bujqësisë mund t'u ofrojë fonde fermereve që kanë lindur si ndihmë shtesë, por kjo nuk është e drejta për pushim të paguar të lehonisë. Për më tepër, me miratimin e këtij programi vetëm do të vonohet miratimi i zgjidhjes sistematike dhe fermeret përsëri në praktikë nuk do të kenë të drejtë për pushim të paguar të lehonisë”-- theksoi Drndarevska.

Në këtë ngjarje u promovua publikimi “Bujqit individual dhe të drejtat e tyre – A kanë të drejtë për pushim të paguar të lehonisë”, që është i disponueshëm në linkun.

Personi për kontakt:

Marina Tosheska 078 393 900; Jovana Jovanovska Kanurkova 071 888 167