RRMD ka për qëllim avokimin në rastet e diskriminimit përmes parashtrimit të lëndëve para KPMD dhe para gjykatave të vendit dhe ato ndërkombëtare.
Zhvillimi i praktikës së vendit inkurajohet nga ofrimi i ndihmës juridike falas në rastet strategjike të diskriminimit. Rrjeti u krijua në dhjetor të vitit 2010 nga organizatat e mëposhtme: Fondacioni Shoqëria e Hapur - Maqedoni; Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtim (HERA); HOPS – Opsione për jetë të shëndetshme - Shkup; Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut të Republikës së Maqedonisë dhe Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave të Republikës së Maqedonisë (ESE); Organizata rome për afirmim multikulturor ROMA S.O.S. - Prilep; Koalicioni “Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të komuniteteve të margjinalizuara” dhe Qendra republikane për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara intelektuale - PORAKA.
Anëtarët aktualë të Rrjetit janë: Fondacioni Shoqëria e Hapur - Maqedoni, Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtim (HERA), Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj, HOPS - Opsione për jetë të shëndetshme - Shkup, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, LGBTI Qendra për mbështetje, Shoqata ESE, Stacioni PET - Prilep, Koalicioni “MARGJINAT”, BASHKË MË TË FUQISHËM dhe Rrjeti kombëtar kundër dhunës mbi gratë dhe dhunën në familje.
https://www.facebook.com/mrezazazastitaoddiskriminacija
https://www.instagram.com/mrezazazastitaoddiskriminacija/