Koalicioni Margjinat është themeluar në vitin 2007 si një platformë e përbashkët joformale dhe si rezultat i përpjekjeve dhe angazhimeve të përbashkëta të disa organizatave: HOPS-Opsione për jetë të shëndetshme Shkup, H.E.R.A., IZBOR-Strumicë dhe EGAL. Nga viti 2011, Koalicioni është regjistruar si entitet i veçantë, përkatësisht si organizatë qytetare, themeluesit e së cilës janë: HOPS-Opsione për jetë të shëndetshme Shkup, H.E.R.A., IZBOR-Strumicë, EGAL dhe STAR-STAR. Që nga viti 2017, anëtare e Koalicionit është edhe Bashkë më të fuqishëm - shoqatë për të mbështetjen e personave që jetojnë me HIV në Maqedoni.

VIZIONI

Koalicioni Margjinat angazhohet për një botë në të cilën të gjithë njerëzit i gëzojnë të drejtat universale të njeriut në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminim, dhe ku respekti për diversitetin, e drejta për të zgjedhur dhe drejtësia sociale janë parime themelore të një shoqërie demokratike dhe të lirë.

MISIONI

Koalicioni Margjinat angazhohet për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut të komuniteteve të margjinalizuara, me fokus personat LGBTI, përdoruesit e drogës, punëtorët seksual, personat që jetojnë me HIV dhe gratë e margjinalizuara. Koalicioni vepron përmes avokimit, hulumtimit dhe analizave, përfshirjes thelbësore të MSH-së në hartimin dhe zbatimin e politikave, edukimin e të gjitha palëve të interesuara, promovimin e praktikave kulturore të MSH-së dhe rrjetëzimin dhe ndërtimin e aleancave me shoqërinë civile.


Informacion Kontakti

Koalicioni MARGJINAT

rr. “Naroden Front” 27-36, 1000 Shkup

Telefoni: +389 2 3214 269

Е-mail: koalicijaszpmz@gmail.com

Ueb faqja: www.coalition.org.mk