Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut është shoqatë qytetare e regjistruar në vitin 1994. Komiteti monitoron gjendjen e të drejtave të njeriut, ofron ndihmë juridike, bashkëpunon me organizata dhe organe të tjera shtetërore me qëllim të rritjes së promovimit, respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut. Qëllimi i Komitetit është të mbrojë dhe promovojë të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me Kushtetutën e RMV, instrumentet ndërkombëtare dhe Dokumentin përfundimtar të Helsinkit të vitit 1975 dhe të krijojë kushte demokratike në të cilat ato mund të praktikohen në bazë të shtetit të së drejtës. Komiteti supozon se të gjithë njerëzit duhet të kenë mundësinë të gëzojnë dhe të ushtrojnë të drejtat dhe liritë e tyre themelore dhe të jenë në gjendje t'i mbrojnë ato në rast të shkeljes ose kufizimit. Kjo është baza e shtetit ligjor, të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

Në përpjekje për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe harmonizimin e legjislacionit dhe praktikës vendase me atë të Bashkimit Evropian, Komiteti i Helsinkit: Organizon monitorimin sistematik të situatës së të drejtave të njeriut në vend; Ofron ndihmë juridike falas dhe mbron individin, kolektivin dhe të drejtat e personave të tjerë juridikë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe para organizatave ndërkombëtare; Përgatit raporte mujore, vjetore dhe të veçanta për gjendjen e të drejtave të njeriut; Përgatit analiza dhe dokumente të tjera eksperte lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut; Organizon konferenca, seminare, debate, aksione publike dhe forma të tjera ligjore të veprimtarisë qytetare; Promovon dhe ndihmon zhvillimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe shoqërisë civile, si dhe kryen veprimtari të tjera me interes publik në përputhje me Ligjin për shoqatat e qytetarëve.


Informacion Kontakti

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut

Rr. Naum Naumovski Borçe 83, 1000 Shkup

Telefonat:

0800 44 222

+389 (0)2 3119 073

+389 (0)2 3290 469

+389 (0)78 252 812

Е-mail: helkom@mhc.org.mk

Ueb faqja: www.mhc.org.mk