Rastin e diskriminimit mund ta raportoni te:
Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimiRrjeti për mbrojtje nga diskriminimi
Nëse keni nevojë për konsultim për një rast të veçantë të diskriminimit të kryer ose dëshironi të raportoni një rast diskriminimi, mund të na kontaktoni në adresën e mëposhtme:
mrezazazastitaoddiskriminacija@gmail.com
ose drejtpërdrejtë në faqen tonë të FB: Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi
Raportimi i diskriminimit ose shkeljes së të drejtave të njeriut te Koalicioni Margjinat
Dokumentimi i rasteve është një program i Koalicionit Margjinat përmes të cilit ne mbledhim informacione mbi shkeljet e të drejtave të komuniteteve të margjinalizuara. Dokumentimi i rasteve të shkeljeve të të drejtave është një përshkrim me shkrim i rasteve në të cilat të drejtat e komuniteteve të margjinalizuara janë shkelur. Formulari përmban pyetje lidhur me të dhënat e hollësishme mbi shkeljen e të drejtave, duke përfshirë të dhënat për viktimat, të dhënat për autorët, të dhënat për procedimet para autoriteteve kompetente dhe të dhëna për ngjarjen në të cilën janë shkelur të drejtat.
Fokusi i dokumentimit të rasteve është shkelja e të drejtave të grupeve të margjinalizuara si: LGBTI, punëtorët seksual, gratë viktima të dhunës, personat me aftësi të kufizuara, romët dhe pakicat e tjera etnike, personat që jetojnë me HIV, personat që përdorin drogë, qytetarët e varfër, personat në rrezik social dhe të tjerët.
Ju mund të raportoni një rast diskriminimi në linkun e mëposhtëm:
Formular për dokumentin të rasteve
Raportimi i diskriminimit në Komisionin shtetëror për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi
Në Komisionin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi mund të raportoni çdo rast diskriminimi. Këtë mund ta bëni në mënyrat e mëposhtme:
- Duke dërguar një mesazh në adresën e mëposhtme: contact@kszd.mk ,
- Лично да се обратите во канцелариите на Комисијата на ул. Даме груев бр. 1, Скопје и
- përmes formularit për raportim të diskriminimit në ueb faqen e tyre.
Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi ka profilin e tij në FB ku mund të mësoni më shumë rreth punës së tyre: Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi | Facebook
Te Avokati i Popullit mund t’i raportoni rastet e diskriminimit nga organet shtetërore dhe organet me autoritet publik.
Detajet në lidhje me raportimin e një rasti tek Ombudsmani, ose zëvendës Ombudsmanët e tij në disa qytete në të gjithë vendin mund të gjenden në kontaktet e mëposhtme:
Rr. “Maqedonia” nr.19 (ndërtesa e SHT “Makoshped”)
Tel.: 02 3129 335; Faksi: 02 3129 359
e-mail: contact@ombudsman.mk