HOPS - Opsione për jetë të shëndetshme Shkup është shoqatë e qytetarëve që nga viti 1997 në mënyrë aktive i zbaton programet dhe aktivitetet e saj në Shkup dhe qytete të tjera të Republikës së Maqedonisë. Në vitin 1997 për herë të parë prezantoi programet e shkëmbimit të pajisjeve për injektim në R. Maqedonisë, me qëllim të parandalimit të HIV/AIDS-it në mesin e përdoruesve të drogës dhe familjeve të tyre, dhe tre vjet më vonë, në vitin 2000, filloi zbatimin e programit të parë për mbështetjen e punëtorëve seksual në Shkup. Që atëherë, me sukses ka zhvilluar dhe zbatuar programe për zvogëlimin e dëmeve nga përdorimi i drogës, parandalimin e HIV/AIDS-it dhe infeksioneve të tjera seksualisht të transmetueshme dhe të gjakut, si dhe programe për përfshirje sociale të komuniteteve të cenueshme dhe të margjinalizuara në Republikën e Maqedonisë.
VIZIONI
Shoqëri në të cilën të gjithë njerëzit kanë respekt të barabartë për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe gëzojnë mirëqenie sociale, shëndetësore dhe ekonomike.
MISIONI
Promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut për promovimin e shëndetit dhe statusit socio-ekonomik të të gjithë njerëzve, veçanërisht të njerëzve që përdorin drogë, punëtorëve seksual dhe komuniteteve të tjera të margjinalizuara bazuar në parimet e reduktimit të dëmit, përmes qasjes të barabartë në shërbime, fuqizimi i komunitetit, ngritja e kapaciteteve, hulumtimi, analiza dhe avokimi.
Informacion Kontakti
HOPS – Opsione për jetë të shëndetshme – Shkup
Rr. Hristo Smirnenski nr. 48/1-6, 1000 Shkup, Maqedonia e Veriut
Telefoni: +389 (0)2 3 246 205
Е-mail: hops@hops.org.mk
Ueb faqja: www.hops.org.mk