Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave – ESE është organizatë qytetare, e themeluar në vitin 1994. Punojmë në nivel lokal, kombëtar dhe regjional në Evropën Qendrore dhe Juglindore në bashkëpunim me organizata qytetare partnere.

ESE punon në përmirësimin e zbatimit të të drejtave sociale dhe ekonomike të grupeve të cenueshme të qytetarëve, përmes forcimit, mobilizimit dhe përfshirjes së tyre në planifikimin, zbatimin dhe vlerësimin e politikave dhe shërbimeve publike; sigurimi i aksesit të barabartë në drejtësi dhe promovimi i transparencës fiskale të institucioneve në fushën e të drejtave sociale dhe ekonomike.

Këto tre prioritete strategjike i pasqyrojnë bindjet e ESE se të drejtat sociale dhe ekonomike duhet të jenë prioriteti më i lartë i shtetit dhe se zbatimi i tyre duhet të bazohet në interesat dhe nevojat e qytetarëve, sipas parimit të shpërndarjes së burimeve maksimale në dispozicion, ushtrimit progresiv të të drejtat dhe mosdiskriminimi.

VIZIONI

Forca lëvizëse e Shoqatës për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave - ESE është përkushtimi i saj për zgjidhjen e problemeve. Nëpërmjet punës sonë për promovimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut, ne në fakt po përmirësojmë drejtësinë sociale dhe ekonomike, duke qenë se të drejtat e njeriut janë një grup standardesh jashtëzakonisht të dobishme që duhet të gëzojnë të gjithë njerëzit. Fokus i veçantë i punës sonë është promovimi dhe avancimi i të drejtave shëndetësore dhe të drejtave të grave. Prandaj, dy synimet tona kryesore i referohen: adresimit të nevojave urgjente të qytetarëve, veçanërisht nevojave të grupeve të cenueshme të qytetarëve; dhe ndikimi i politikave publike për të arritur ndryshime të qëndrueshme dhe afatgjata. Puna jonë përfshin shumë më tepër sesa dokumentimin, raportimin dhe dënimin publik të padrejtësive në shoqëri. Ne ofrojmë ndihmë juridike dhe paraligjore, e cila u mundëson qytetarëve të ushtrojnë të drejtat e tyre dhe të ndryshojnë kushtet e tyre të jetesës. Përveç kësaj, ne avokojmë për ndryshime në legjislacion dhe politika që ndikojnë në ushtrimin e shëndetit dhe të drejtave të grave. Avokimi ynë zhvillohet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në veçanti, ne përgatisim dhe dorëzojmë “raporte në hije” dhe dokumente të tjera pranë organeve kompetente ndërkombëtare për nivelin e zbatimit të traktateve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

MISIONI

Shoqata ESE është organizatë qytetare që punon në përmirësimin e zbatimit të të drejtave sociale dhe ekonomike të grupeve të cenueshme të qytetarëve, duke i forcuar, mobilizuar dhe përfshirë në planifikimin, zbatimin dhe vlerësimin e politikave dhe shërbimeve publike në Republikën e Maqedonisë.


Informacion Kontakti

Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave - ESE

rr. Maksim Gorki 20/1-4, 1000 Shkup

Telefonat: +389 (0) 2 3298 295; 3298 296

Faksi: ++389 (0) 2 3211 453

Е-mail: esem@esem.org.mk

Ueb faqja: www.esem.org.mk