BASHKË MË TË FUQISHËM është një shoqatë e komunitetit të personave që jetojnë me HIV në Maqedoninë e Veriut, që ofron mbështetje për personat që jetojnë me HIV dhe kujdeset për përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.

Anëtarët tonë janë personat të cilët jetojnë me HIV dhe mbështetësit e tyre të afërt. BASHKË MË TË FUQISHËM i bashkon personat e ndryshëm për nga seksi, mosha, orientimi seksual, identiteti gjinor, përkatësia etnike, bindja fetare, statusi social dhe arsimor, orientimi politik dhe për nga baza të ndryshme.

BASHKË MË TË FUQISHËM u themelua në vitin 2009 si grup për mbështetje dhe aktivizues i komunitetit të personave me HIV në kuadër të asociacionit HERA, dhe si shoqatë e pavarur u regjistrua në dhjetor 2013, pas Kuvendit themelues të mbajtur më 5 tetor 2013.

VIZIONI

Ne udhëhiqemi nga vizioni i një shoqërie në të cilën njerëzit që jetojnë me HIV kanë një jetë me dinjitet dhe të përmbushur, të çliruar nga stigma dhe diskriminimi, dhe në të cilën ata kanë akses të papenguar ndaj kujdesit shëndetësor gjithëpërfshirës, trajtimit dhe terapisë në lidhje me HIV-in, si dhe lidhur me gjendjet tjera shëndetësore, në përputhje me arritjet më bashkëkohore të shkencës.

MISIONI

Ne veprojmë për t’i fuqizuar njerëzit që jetojnë me HIV si anëtarë të barabartë të shoqërisë, për të respektuar dinjitetin e tyre dhe për realizimin e të drejtave të tyre shëndetësore dhe të njeriut.

Ne jemi veçanërisht të përkushtuar për të siguruar qasje të vazhdueshëm në terapinë moderne antiretrovirale dhe trajtimin gjithëpërfshirës të infeksionit HIV dhe gjendjeve lidhur dhe jo në lidhje me HIV, në përputhje me arritjet më të fundit në shkencë.

MËNYRA E VEPRIMIT

BASHKË MË TË FUQISHËM vepron në këtë 4 gusha kryesore:

MBËSHTETJEShërbime për mbështetje – nga bashkëmoshatarët, aktivitete psiko-sociale dhe ligjore - dhe aktivitete për fuqizimin e personave që jetojnë me HIV në Maqedoninë e Veriut
HIV-TESTIMShërbime për testim dhe këshillim falas për HIV përmes pikës së testimit në ambientet tona në “Debar Maalo”
POLITIKAAvokimi për të drejtat e personave që jetojnë me HIV, veçanërisht në lidhje me qasjen në terapi cilësore dhe moderne, dhe pjesëmarrja në krijimin e politikave publike në lidhje me HIV, shëndetin publik dhe kujdesin shëndetësor
MOBILIZIMMobilizimi dhe ngritja e vetëdijes publike për HIV, me qëllim që të zvogëlohen paragjykimet, stigma dhe diskriminimi ndaj personave me HIV, si dhe të rritet kultura e testimit të rregullt për HIV.

Ndërtimi i kapaciteteve dhe facilitimi në përgjigjen kombëtare ndaj HIV

BASHKË MË TË FUQISHËM organizon herë pas here aktivitete për ndërtimin e kapaciteteve në lidhje me HIV midis profesionistëve shëndetësorë dhe profileve të tjera profesionale. Ne gjithashtu iniciojmë dhe facilitojmë proceset e konsultimit me ekspertë në lidhje me trajtimin dhe parandalimin, si dhe menaxhimin e përgjigjes kombëtare ndaj HIV.

Veprimi përmes partneriteteve

Ne besojmë se ndryshimi i suksesshëm arrihet me përpjekje të përbashkëta; ne mbështesim dhe veprojmë përmes partneriteteve me organizata të tjera qytetare që kultivojnë vlera të ngjashme me tonat dhe veprojnë për qëllime të përbashkëta.

Bashkëpunimi dhe zëri

Në avokimin tonë ne besojmë në bashkëpunimin me institucionet dhe investojmë në të; në të njëjtën kohë, ne mbetemi me zë të lartë në publik sa herë që e kërkon situata.

Vlerat dhe parimet

Parimet themelore mbi të cilat është organizuar puna dhe veprimi i BASHKË MË TË FUQISHËM janë:

  • barazia,
  • reciprocitet dhe solidaritet,
  • pjesëmarrja,
  • konfidencialiteti,
  • paanshmëria dhe pavarësia,
  • transparenca dhe
  • ligjshmëria në punë.

SHOQATA BASHKË MË TË FUQISHËM i njeh dhe i merr parasysh nevojat specifike të njerëzve që jetojnë me HIV, që vijnë nga nëngrupe dhe komunitete të ndryshme të prekura nga HIV, dhe në veçanti, gratë, meshkujt homoseksualë dhe biseksualë dhe meshkuj të tjerë që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj, persona trans, meshkuj heteroseksualë, si dhe pjesëtarë të bashkësive të ndryshme etnike.

Shoqata BASHKË MË TË FUQISHËM i njeh dhe i merr parasysh në punën e saj problemet dhe nevojat specifike të komunitetit të homoseksualëve dhe biseksualëve dhe personave trans, gjegjësisht popullatës më të gjerë të meshkujve që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj, si komunitet, gjegjësisht që është jo proporcionale dhe dominuese e prekur nga HIV në Republikën e Maqedonisë; në këtë komunitet, gjegjësisht popullatë, ekziston një numër i madh i personave me HIV që nuk janë të vetëdijshëm për statusin e tyre HIV dhe nuk kanë qasje në terapi dhe kujdes shëndetësor.

Shoqata përpiqet të sigurojë përfaqësim adekuat të komunitetit homoseksual dhe biseksual dhe të njerëzve trans në menaxhimin e saj.

PARIMET E VEPRIMIT

  • Zbatimi i politikës të mundësive të barabarta, sigurimi i ekuilibrit dhe përfaqësimi sa më i drejtë të të gjithë personave me HIV në të gjitha fushat e veprimtarisë së tyre;
  • Promovimi dhe zbatimi i vazhdueshëm i parimeve të të drejtave kombëtare dhe kulturore për barazi dhe diversitet midis të gjithë njerëzve që jetojnë me HIV;
  • Promovimi i harmonisë, bashkëpunimit, shkëmbimit të njohurive, përvojave dhe informacioneve tona, punës ekipore, kulturës së dialogut dhe komunikimit;
  • Ruajtja e pavarësisë tonë dhe veprimi në përputhje me vizionin, misionin, synimet dhe parimet tona;
  • Krijimi, vendosja dhe monitorimi i treguesve të matshëm për monitorimin e aktiviteteve tona dhe vlerësimin e rezultateve, të cilat do të na bëjnë më transparentë dhe më të përgjegjshëm ndaj anëtarëve tanë, si dhe ndaj komunitetit LGBTI në Republikën e Maqedonisë, autoriteteve dhe donatorëve;
  • Transparenca dhe llogaridhënia, informimi i publikut për aktivitetet, burimet dhe mënyrat e financimit, aplikimi i ligjeve, rregulloreve pozitive dhe standardeve dhe rregulloreve të tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Informacion Kontakti

Shoqata BASHKË MË TË FUQISHËM Shkup

rr. “Vasko Karajanov” nr. 2/4, “Debar Maalo”, 1000 Shkup

Telefoni: 02 3129 200

Celulari: 078 235 632

Е-пошта: kontakt@zp.mk

Ueb faqja: www.zp.mk