Rrjeti për Mbrojtje nga Diskriminimi kërkon që Kuvendi i RMV-së urgjentisht të zhvillojë procedurë për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.
Konkursi publik është publikuar më 15 shkurt dhe ka zgjatur deri më 15 mars 2023. Në bazë të nenit 18 paragrafi 3 të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, Komisioni për përzgjedhje dhe emërim të Kuvendit duhet të paraqesë propozimin e përcaktuar - listën e kandidatëve në Kuvend. Komisioni për përzgjedhje dhe emërime duhet të organizojë diskutim publik pas kandidatëve të paraqitur, në të cilin duhet të ftojë të gjithë të interesuarit, veçanërisht shoqatat e qytetarëve që punojnë në fushën e të drejtave të njeriut, barazisë dhe mosdiskriminimit. Në atë drejtim Komisioni për përzgjedhje dhe emërime tashmë është vonuar, gjegjësisht nuk i respekton afatet nga neni 18 i Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.
Shfrytëzojmë këtë rast për të apeluar që përzgjedhja të bëhet në bazë të meritës, për të zgjedhur ekspertë profesionistë dhe të pavarur për anëtarë të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi. Gjithashtu ju rikujtojmë se anëtarët duhet të kenë minimumi shtatë vite përvojë pune në fushën e të drejtave të njeriut, pesë prej të cilave në fushën e barazisë dhe mosdiskriminimit (neni 17 i Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi). Kujtojmë se zgjedhja e anëtarëve që nuk i plotësojnë kriteret, pra me çelës partiak, kërcënon dhe anulon rolin e Komisionit, pavarësinë e tij të garantuar me ligj, ndikon drejtpërdrejt në (mos)besimin e qytetarëve ndaj institucionit dhe çon në zbatim joadekuat të Ligjit, me çka pengohet procesi i promovimit të barazisë në shoqëri. Nga ana tjetër, ju kujtojmë mungesën e barazisë gjinore mes anëtarëve të Komisionit, vetëm një grua kundrejt katër burrave. Gjithashtu theksojmë se në procedurat e mëparshme për përzgjedhjen e anëtarëve të KPMD-së, më shumë gra dhe anëtarë të grupeve të margjinalizuara aplikuan sipas kritereve ligjore, por nuk u përzgjodhën si anëtarë. Prandaj, këto dy pozita duhet të plotësohen me gra dhe/ose gra nga grupet e margjinalizuara, nëse në mesin e kandidatëve ka persona me këto karakteristika që i plotësojnë kërkesat për ekspertizë dhe pavarësi.
Kuvendi duhet të zgjedhë dy anëtarë të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, për të plotësuar pozitat vakante për një kohë të gjatë, për të cilat institucioni punon me kapacitete të pamjaftueshme për të ushtruar kompetencat e veta ligjore. Mendojmë se zvarritja e zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit paraqet veprim të papërgjegjshëm të Kuvendit dhe të deputetëve, sepse në këtë mënyrë nuk respektohen ligjet që vetë Kuvendi i miraton dhe parandalohet funksionimi i plotë i institucionit, si dhe ndikon indirekt ushtrimin e të drejtave të njeriut dhe lirive të qytetarëve.
Po ashtu përkujtojmë edhe për vërejtjet dhe rekomandimet nga Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2022, në të cilin theksohej se Kuvendi nuk i plotësoi vendet e lira në Komision dhe se problemet me kapacitetet financiare dhe njerëzore të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi duhet të ketë prioritet për të tejkaluar.
Shkup, 6.4.2023
Personi për kontaktт: Dragana Drndarevska dragana.coalition@gmail.com 078200675