LGBTI Qendra për mbështetje është një program i veçantë i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut e Republikës së Maqedonisë (KMH), kushtuar të drejtave të personave LGBTI. Qendra zyrtarisht është hapur më 23 tetor 2012, në ditën kur KMH e kremtoi ditëlindjen e 18-të. LGBTI Qendra për mbështetje angazhohet për një botë të lirë nga çdo lloj diskriminimi, ku të gjithë personat i gëzojnë të drejtat dhe liritë universale të njeriut pa kërcënimin e të drejtave dhe lirive të tjerëve.

VIZIONI

Vizioni i LGBTI Qendrës për mbështetje është një shoqëri pa diskriminim, në të cilën të gjithë njerëzit i gëzojnë të drejtat dhe liritë universale të njeriut pavarësisht nga orientimi i tyre i ri seksual, identiteti gjinor apo ndonjë karakteristikë tjetër.

MISIONI

Misioni i LGBTI Qendrës për mbështetje është fuqizimi i komunitetit LGBTI për vetë-avokim, si dhe ndryshimi i statusit juridik dhe social të personave LGBTI në Republikën e Maqedonisë së Veriut.


Informacion Kontakti

LGBTI Qendra për mbështetje

Rr. Naum Naumovski Borçe 83, 1000 Shkup

Telefoni: 02 3256 174

Е-mail: info@lgbti.mk

Ueb faqja: www.lgbti.mk