Rrjeti për mbrojtjen nga diskriminimi organizoi tryezën e rrumbullakët “Diskriminimi si bazë për proceset gjyqësore në rregulloren e punës të gjyqësorit”, me qëllim që të diskutohen zgjidhjet e mundshme me të gjitha palët e interesuara për të rritur aksesin në vendimet gjyqësore për diskriminimin, gjë që do të rrisë transparencën në punën e gjykatave, do të rriten mundësitë për monitorimin e situatës dhe krijimin e politikave të përshtatshme promovuese.
Në këtë event morën pjesë përfaqësues të sektorit të drejtësisë, avokatë, gazetarë, studentë, përfaqësues të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, si dhe pjesëmarrës nga shoqatat e qytetarëve që punojnë në fushën e diskriminimit.
Kire Milovski , koordinator i programit të Fondacionit Shoqëria e Hapur - Maqedoni, e theksoi nevojën për transparencë efektive të vendimeve gjyqësore, që nënkupton kërkim të lehtë, disponueshmëri dhe publikim në kohë. Ai po ashtu theksoi se edhe pse portali i centralizuar www.sud.mk paraqitet si bazë funksionale e aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat me mundësi kontrolli, megjithatë vendimet gjyqësore për mbrojtjen nga diskriminimi nuk mund të kontrollohen në bazë diskriminuese, format dhe llojet e diskriminimit dhe të dhëna të tjera. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe është pengesë në mundësinë e përpunimit të të dhënave dhe analizës së praktikës gjyqësore në fushën e diskriminimit.
Aleksandra Cvetanovska , kryetare e Shoqatës së Juristëve të Rinj të Maqedonisë, e prezantoi dokumentin e politikave publike “Qasja e vendimeve gjyqësore në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi në Republikën e Maqedonisë së Veriut” të përgatitur në kuadër të Rrjetit për mbrojtje nga diskriminimi. Ajo tha se për shkak se nuk ekziston një mënyrë e veçantë e regjistrimit të aktgjykimeve diskriminuese, por ato regjistrohen në baza të ndryshme, kështu që nuk është e mundur të arrihet lehtësisht tek ato. Ajo i prezantoi zgjidhjet e mundshme duke ndryshuar rregullat e procedurës gjyqësore, bazuar në rekomandimet e dokumentit të politikës publike.
Për qasjen në vendime gjyqësore si obligim i shtetit, foli avokatja Tamara Sllaveska Apostolovski,përfaqësuese e Odës së Avokatëve. Sllaveska Apostolovski theksoi se transparenca është jashtëzakonisht e rëndësishme, veçanërisht vështrimi në bazat e ndryshme të diskriminimit. Sipas saj, Rregullorja e gjykatës duhet të vendosë një shenjë të veçantë për shënimin e rasteve që kanë të bëjnë me diskriminimin. Kjo jo vetëm që do të rrisë dukshmërinë e tyre publike, por gjithashtu do të sigurojë akses më të madh në drejtësi për komunitetet e margjinalizuara. Përveç kësaj, ndarja e këtyre rasteve do të nënkuptonte një mundësi për gjyqtarët që të specializohen në fushën e diskriminimit.
Bashkëpunëtorja e lartë për negociata, integrim dhe monitorim në Sektorin për Bashkimin Evropian dhe përfaqësuesja e Ministrisë së Drejtësisë, Marija Brindevska i njohu të pranishmit me punën e Grupit punues për ndryshimet në Rregulloren e punës dhe vërejtjet dhe propozimet e tyre të mëparshme të inkorporuara në Rregulloren e punës. Ajo vuri në dukje se në raportet e Ministrisë së Drejtësisë janë vënë në pah problemet që kanë të bëjnë me shënjimin e lëndëve për shkak të diskriminimit. Brindevska theksoi se grupi punues ende nuk ka konstatuar mendim lidhur me zgjidhjen e këtij problemi, por se janë të gatshëm të punojnë për zgjidhje dhe bëri thirrje për paraqitjen e propozimeve dhe përfshirjen e bashkëpunëtorëve në proces.
Gazetarët e pranishëm shtruan pyetje për rritjen e transparencës së proceseve gjyqësore. Marija Brindevska theksoi se ka ndryshime lidhur me transparencën e gjykatave, rritjen e qasjes në seanca, përmbajtjen që publikohet në ueb faqen e gjykatave dhe risi e rëndësishme është futja e një regjistri që do të përmbajë të dhënat e personave përgjegjës për marrëdhëniet me publikun dhe zëdhënësit. Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë propozoi publikimin e biografisë së standardizuar, fotografisë dhe e-mail adresës funksionale të secilit gjyqtar. Krahas kësaj, Brindevska sqaroi se në pajtim me Planin për aktivitetet prioritare për digjitalizimin e gjyqësorit për vitin 2021 janë përfshirë: ndryshimet në legjislacion për të futur konceptin e digjitalizimit dhe gjykimit online, sigurimin e pajisjeve për sallat e gjyqeve për gjykime online, lëshimin e certifikatave të dosjeve penale dhe shërbime të tjera për qytetarët, përmirësimi i sistemit AKMIS dhe të ngjashme.
Vesna BendevskaKryetarja e Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, tha se Komisioni dëshiron të jetë pjesë e trupit punues për ndryshime në Rregulloren e punës së gjyqësorit. Ajo theksoi se Komisioni duhet të krijojë bashkëpunim me gjyqësorin për të ushtruar kompetencën e tij për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave në fushën e diskriminimit dhe shkëmbimin e informacionit për rastet aktuale. Bendevska kërkoi edhe shënim të veçantë të rasteve pas procedurës për kundërvajtje të iniciuar për diskriminim.
Rrjeti për mbrojtjen nga diskriminimi ka dorëzuar propozime për rritjen e aksesit të aktgjykimeve në rastet e diskriminimit në grupin punues për ndryshime në Rregulloren e punës, kërkon shqyrtimin e tyre serioz dhe mbetet i hapur për të marrë pjesë në krijimin e një zgjidhjeje të përbashkët që do të kontribuojë në rritjen e dukshmërisë, transparencës, por edhe siguria ligjore e përmirësuar në fushën e mbrojtjes gjyqësore nga diskriminimi, si dhe zbatimi i plotë i Ligjit të ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, i cili parashikon padinë individuale dhe padinë e interesit publik (actio popularis) dhe propozim ndryshimet e reja në Ligjin për procedurën civile i cili kontestet për diskriminim i njeh si konteste të veçanta.
Personi për kontakt:
Maja Atanasova – 070 522 445
Margarita Gligurovska – 077 953 787
Galeria nga eventi: