Shoqata maqedonase e juristëve të rinj (SHMJR) është organizatë profesionale e pavarur, jofitimprurëse e themeluar në vitin 2003, e cila ofron ndihmë juridike dhe avokim strategjik për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Me njohuritë dhe kapacitetet inovative të ligjit për të rinjtë, SHMJR përpiqet të promovojë dhe avancojë parimin e sundimit të ligjit dhe të ndikojë në politikat publike përmes përgatitjes së hulumtimeve dhe analizave. SHMJR përpiqet për një shoqëri në të cilën është vendosur sundimi i ligjit dhe njerëzit në mënyrë proaktive luftojnë për respektimin e lirive dhe të drejtave të tyre themelore.
VIZIONI
SHMJR është organizatë lider dhe një aktor i besueshëm në shoqëri që mbron të drejtat e njeriut dhe mbron sundimin e ligjit, duke përdorur inovacionin dhe kapacitetin e juristëve të rinj.
MISIONI
SHMJR është organizatë jofitimprurëse që ofron ndihmë juridike, ndërton kapacitete, inkurajon ndryshimet në politikat publike dhe zbatimin e legjislacionit, avokon për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe sigurinë juridike.
Objektivat strategjike të SHMJR 2019-2021
1. Fuqizimin juridik dhe mbrojtjen e të drejtave dhe nevojave themelore të njeriut
2. Avancimin e sundimit të drejtës dhe harmonizimin e politikave kombëtare me të drejtën e BE
3. Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve të institucioneve ndaj qytetarëve
4. Fuqizimi i profesionalizmit dhe integritetit të juristëve të rinj
Informacion Kontakti
Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj
Rr. "Donbas" nr. 14/1-6, 1000 Shkup
Telefoni: 02 3220 870
Е-mail: contact@myla.org.mk
Ueb faqja: www.myla.org.mk