Ne jemi Fondacioni Shoqëria e Hapur - Maqedoni, pjesë e rrjetit global të Fondacioneve Shoqëria e Hapur, të themeluar nga investitori dhe filantropi amerikan George Soros, dhe në Maqedoni zyrtarisht kemi filluar punën në vitin 1992.

Ne jemi të përkushtuar të krijojmë një shoqëri dinamike dhe tolerante në të cilën qytetarët janë të vetëdijshëm dhe aktivë, dhe autoritetet llogaridhënëse, një shoqëri në të cilën të gjithë kanë mundësi të barabarta për të përdorur potencialin e tyre, për t'u përfshirë në vendimmarrje, për të inicuar ndryshime, një shoqëri ku respektohet mendimi i ndryshëm dhe kultivohet dhe zhvillohet mendimin kritik.

Mbështetja jonë shprehet më së shumti përmes granteve për organizatat e shoqërisë civile, grupet joformale dhe individët, të cilët në shumë fusha, të gjithë në mënyrën e tyre, punojnë për të promovuar vlerat e një shoqërie të hapur.

Nga viti 1992 e deri më sot, Fondacioni ka investuar më shumë se 100 milionë dollarë për demokratizimin e shoqërisë maqedonase dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, që mbetet fokusi ynë dhe çdo ditë dhe në shumë fusha hapim shumë pyetje që janë me interes për të gjithë qytetarët.

Në mënyrë aktive i mbështesim zgjidhjet që do të mundësojnë zhvillimin e shoqërisë civile, promovimin e shëndetit dhe arsimit, forcimin e shtetit ligjor, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, lirinë e fjalës, angazhimin e të rinjve, integrimin e romëve dhe komuniteteve të tjera të margjinalizuara, që do të mundësojë luftën kundër korrupsionit, por edhe aksesin në drejtësi për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë.


Informacion Kontakti

Fondacioni Shoqëria e Hapur - Maqedoni (FSHHM)

Bul. Jane Sandanski 111, F.P. 378, 1000 Shkup

Telefoni: +389 2 2444 488

Е-mail: fosm@fosm.mk

Ueb faqja: www.fosm.mk